Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Nesër mbledhja e PS, qytetarët bëjnë thirrje për protestë te selia rozë: Nuk na përfaqësojnë! T’i përshëndesim me vezë


Një aktiviste u ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve që të grumbullohen ditën e nesërme përpara selisë së Partisë Socialiste, në kohën kur në ambientet e saj pritet të zhvillohet një mbledhje e kësaj force politike.

Një aktiviste u ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve që të grumbullohen ditën e nesërme përpara selisë së Partisë Socialiste, në kohën kur në ambientet e saj pritet të zhvillohet një mbledhje e kësaj force politike. Përmes një mesazhi drejtuar opinionit publik, aktivistja kërkoi praninë e qytetarëve për të realizuar një protestë me mjete simbolike për të shprehur revoltën ndaj vendimmarrjeve të mazhorancës. “Nesër në orën 17:30 PS mblidhet te selia për mbledhje. Të shkojmë atje me vezë dhe të protestojmë e t’u tregojmë se nuk na përfaqësojnë,” deklaroi ajo. Kjo thirrje vjen në vazhdën e mobilizimeve dhe aksioneve qytetare, ku aktivistët po kërkojnë reagim qytetar, llogaridhënie nga përfaqësuesit politikë dhe kundërshtim të linjës zyrtare të qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb