Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Po na dënojnë”/ Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!


Në Fushë-Arrëz nisën konsultimet publike me qytetarët, lidhur me propozimin e mazhorancës socialiste për shkrirjen e kësaj bashkie me Pukën. Që ditën e parë të publikimit të draft-propozimit, banorët e Fushë-Arrëzit kundërshtuan, me arsyetimin se do të vështirësohet marrja e shërbimeve për ta.

Në Fushë-Arrëz nisën konsultimet publike me qytetarët, lidhur me propozimin e mazhorancës socialiste për shkrirjen e kësaj bashkie me Pukën. Që ditën e parë të publikimit të draft-propozimit, banorët e Fushë-Arrëzit kundërshtuan, me arsyetimin se do të vështirësohet marrja e shërbimeve për ta. Në diskutime mori pjesë edhe Frat Andreas Walterman, i cili shërben në Fushë-Arrëz prej afro 20 vitesh. Frati françeskan thotë se fshatrat e Fushë-Arrëzit janë braktisur masivisht, për shkak të mungesës së vëmendjes nga shteti, ndërsa shkrirja e bashkisë do të sillte përkeqësim të kushteve edhe në qytet. Qytetarët e Fushë-Arrëzit e konsiderojnë si dënim shkrirjen e bashkisë, pasi do t’iu duhet të udhëtojnë kilometra të tëra nga fshatrat më të largët drejt Pukës, për plotësimin e nevojave administrative. Njëzëri qytetarët thanë se nuk është koha për ndasi politike mes tyre, por bashkërisht duhet të ngrihen kundër këtij propozimi. Pak javë më parë, kryetarët e Njësive Administrative dhe kryepleqtë e të gjithë fshatrave të Fushë-Arrëzit zhvilluan një kuvend të përbashkët, në kundërshtim të propozimit që i është dërguar Parlamentit për votim. Po ashtu, janë mbajtur edhe disa protesta, në qytetin që drejtohet nga një kryetar i djathtë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb