Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Po marshonin drejt Policisë së Tiranës, protestuesit përplasen me 'Shqiponjat' në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)


Protestuesit janë përplasur mbrëmjen e sotme me efektivë të forcave Shqiponja gjatë marshimit të tyre në rrugët e kryeqytetit, pasi bllokuan rrugën teksa po shkonin drejt Policisë së Tiranës.

Sot, në ditën e 124-t të protestës në Tiranë, janë shënuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit gjatë marshimit nga zona e 'Vasil Shantos' drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë bllokuar rrugën, ç'ka solli ndërhyrjen e Policisë. LEXO edhe...Skandali me videot intime, Adrian Hila merret në pyetje nga policia e Tiranës Në atë moment u shënuan tensione dhe përplasje fizike mes palëve. Protestuesit në kor kanë lëshuar fyerje e ofendime ndaj efektivëve, ndërsa efektivët (forcat Shqiponja) kanë ndalur marshimin e tyre. Numri i protestuesve ka ardhur dita ditës në rënie, edhe për shkak të disa episodeve të dhunshme të shënuara gjatë tubimeve, ku persona të caktuar kanë sulmuar policët, deputetët dhe institucionet. R.Xh/E.H/ReportTv.al policia policia e tiranes perplasje Tirane protestat kunder qeverise proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.6% Jo 23.1% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2074 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?