Sot, në ditën e 124-t të protestës në Tiranë, janë shënuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit gjatë marshimit nga zona e 'Vasil Shantos' drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë bllokuar rrugën, ç'ka solli ndërhyrjen e Policisë. Në atë moment u shënuan tensione dhe përplasje fizike mes palëve. Protestuesit në kor kanë lëshuar fyerje e ofendime ndaj efektivëve, ndërsa efektivët (forcat Shqiponja) kanë ndalur marshimin e tyre. LEXO EDHE:Skandali me videot intime, Adrian Hila merret në pyetje nga policia e Tiranës Numri i protestuesve ka ardhur dita ditës në rënie, edhe për shkak të disa episodeve të dhunshme të shënuara gjatë tubimeve, ku persona të caktuar kanë sulmuar policët, deputetët dhe institucionet. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: policia policia e tiranes perplasje Tirane protestat kunder qeverise proteste Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.6% Jo 23.2% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2073 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
