Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Po lëvizte me motor për të shitur një pistoletë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë! Në banesë iu gjet edhe jelek antiplumb (EMRI+VIDEO)


Eduart Dushku u kap në Rrugën e Elbasanit, teksa transportonte me motomjet një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se do ta trafikonte.

Uniformat blu kanë arrestuar një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje. Eduart Dushku u kap në Rrugën e Elbasanit, teksa transportonte me motomjet një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se do ta trafikonte. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një jelek antiplumb, ndërsa sekuestroi armën, motomjetin dhe celularin e të arrestuarit. Njoftimi i policisë: LEXO EDHE:U shoqëruan gjatë protestës, lirohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj! Një grup protestuesish në takim me drejtorin e Policisë së Tiranës (VIDEO) Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar“Eksponenti” Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje. Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjeti dhe celulari i tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë. Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas, u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit. Gjatë kontrollit në të, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën dyshohet se shtetasi E. D. do ta trafikonte. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 jelek antiplumb. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Lajmi në përditësim... A.C A.Hl Shqiptarja.com TAG: Tirane Eduart Dushku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.6% Veliajn 23.2% Asnjërin 21.2% Vota total: 538 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?