Kryeministri Edi Rama në Samitin për turizmin në Bruksel u shpreh se në fokus të Shqipërisë është edhe turizmi luksoz.
Gjithashtu ai theksoi se falë punës së përkushtuar ndër vite, edhe imazhi i Shqipërisë ndryshoi dhe se sot nuk mund të thuhet më “gropa e zezë e Europës”, por perla e Europës.
“Një prej anëve jo të mira të kësaj është që duke pasur një turizëm që ndërtohet mbi turistin me të ardhura të ulëta apo të mesme rrezikojmë që të mos marrim mbrapsht atë që mundemi. Por po të investojmë në turizmin luksoz, ne ulim trysninë mbi vendin dhe marrim edhe mbrapsht. Kjo është arsyeja përse duam të investojmë në këtë pjesë. 10 vjet më parë ishte e pamundur, 5 yjet ishin thjesht të dizejnuara në zyra dhe u vendosnin kuturu. Ndërsa sot është krejt ndryshe. Në projektin e madh që presim ta çojmë përpara ka një sërë markash të mëdha që janë gati të vijnë dhe kanë nënshkruar. Shqipëria është vendi me normën më të ulët të vjedhjeve në Europë dhe ja pse britanikët thonë për shkak të shqiptarëve që erdhën te ne, por historia është ndryshe ,. Dhe ajo që ka ndodhur ndër vite ka ndryshuar edhe në perceptim. Dhe sot nuk jemi gropa e zezë e Europës, por një perlë e vogël e Europës.”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet

