Lajme Zone
Po hanë kokat
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Po hanë kokat

Duke mos i ngrënë dot Ramës kokën e sipërme, dhe në zbatim të parimit leninist: "Kur s'kam kokën e pulës, ha kokën e sorrës", Sali Kafsha po i ha Ramës kokën e poshtme.

​Qejf të madh po ka koka e Sali Hajdutit të hajë kokën e Edi Ramës. Por nuk mundet. Për dy arsye: Stomaku i vjetër dhe i lodhur i Sali Hurit nuk përballon dot tretjen e një koke aq të madhe dhe aq të fortë sa e Ramës. Dhe tjetra, Sali Konopi ka frikë se i coptohet goja nga kafshimi i gozhdave dhe tegelave metalikë të mbetur nga qepjet e plagëve të kokës së Edi Ramës nga dhunimi me leva dhe doreza çeliku i '97-ës. Duke mos i ngrënë dot Ramës kokën e sipërme, dhe në zbatim të parimit leninist: "Kur s'kam kokën e pulës, ha kokën e sorrës", Sali Kafsha po i ha Ramës kokën e poshtme. ​Ndërkohë, Rama, si pacifist i lindur, nuk preferon të hajë apo të kafshojë asnjë kokë. Çka është gabim. Se ngrënia e kokës së hajdutëve si Bella da morire & Co është plotësisht e arsyeshme dhe e justifikueshme, sa kohë rreziku që t'ia hanë ata kokën Ramës nuk është hipotezë as hamendësim, por problem i shtruar për zgjidhje. Janë shumë. Mund t'ia hanë ata kokën Ramës para se Rama të dalë nga përsiatjet mbi dobishmërinë ose jo të ngrënies së kokës së hajdutëve. ​Por Sali Komunisti, i kalitur në kudhrat e luftës klasore, nuk epet kurrë para asnjë koke. Pas kokës së Ramës, së cilës i hëngri kokrrën e qejfit, tani, pa u merakosur se çfarë shije ka apo çfarë ere vjen, me lugë, pirun e thikë në dorë, i është vërsulur kokës së Arlind Qorit. Punë që s'bëhet. Për kokën e Sali Bolshevikut, koka e neomarksistit Arlind Qori, është një mur që s'shembet, një kala që s'merret, një zjarr që s'ndizet, një lumë pa urë që s'kalohet. Kokën e Arlind Qorit e mbrojnë kokat e qytetarëve, kokat e simpatizantëve, kokat e elektoratit në shtim dhe ndikim të pandalshëm dita-ditës. LEXO EDHE:Protesta në Tiranë, Policia gjoba nga 5 mijë lekë të reja për ata që bllokojnë rrugën! Ja argumenti i përdorur nga efektivët ​Gojët e shqyera të kafeneve po thonë se koka e hajdutes Bella da morire do hajë kokat e nja dhjetë a pesëmbëdhjetë mafjozëve. As kjo s'po ndodh. Koka e Bella da morire-s është aq bosh dhe aq budallaqe sa s'ka fuqi as të pjerdhi, jo më të hajë koka. ​Zhgani i budallenjve të Partisë Demokratike, pasi dështoi në ngrënien e kokës së Yuri Kimit po kullot mbi barin e livadhit të fundbarkut të saj, po kërkon të hajë kokën e ambasadorit të SHBA-së, duke i kërkuar llogari pse nuk flet për hesap të tyre, pra të budallenjve anës Lanës. Por ambasadori s'e ka hiç ndërment ta hajë atë kokërr ulliri, dhe hesht. Në pamundësi për t'i ngrënë kokën, budallenjtë e Lanës po i hanë ambasadorit atë që thuhet, por s'shkruhet. ​Kam kujtuar se pas qindra shkrimeve që Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur, Mero Baze, ka gdhendur me penën e tij demoniake kundër Erion Veliajt, Erjoni nuk do ja falte vetes të mos e hante kokën sa një shinik të Meros. Mirëpo Erjoni nuk e ka hiç ndërment t'ia hajë kokën e dhjamur Mero trimit të kohës së MJAFT-it, dhe as Merua kokën ulrtraliberale të Erjonit. Nëse Mero po përgatit ngrënien e kokës së Erjonit te restoranti i Mirës në Peshtan, apo Erjoni ndonjë puç pas koke për katunarin e Peshtanit që qesh si kalë dhe nuk sheh dot det me sy, këtë do ta tregojë koha. ​Koka e Syrit, i lavdishmi Çim Peka, po ndeshet për jetë a vdekje me kokat e Klanit, Topit, Vizionit etj. Por nuk po mundet t'i hajë. Pengesë po janë kokat e mangallit të Syrit, rrotull të cilit, duke bërë muhabet e duke ngrënë, bashkë me gështenjat e pjekura, edhe kokat e njëri-tjetrit, në një harakiri autoreferencial dhe kontraproduktiv të pashembullt në historinë e planetit. ​Një arenë e stërmadhe dhe e pamëshirshme me ngrënie kokash është ajo që po zhvillohet nëpër rrjetet sociale. Ku mizëria e hajvanëve me pseudonim po ha kokat e atyre me emër e mbiemër. Dinakët me password po hanë kokat e naivëve të pambrojtur. Grykësit me selfie, duke ngrënë tava dheu dhe mish keci, po hanë kokat e barkzbrazurve. ​Dhëndri bosniak dhe idiot i vjehrrit llapaqen dhe rrenacak, me ngrënien e kokës është në një marrëdhënie të ndryshme nga gjithë të tjerët. I mjafton e i tepron koka e vjehrrit hajdut. Koka e vet i duket e tepërt. Po mendon si ta hajë kokën e vet. Ç'më duhet koka ime budallaqe, thotë, kam kokën e vjehrrit hajdut. Gjatë meditimit hamletian me kokën e vet në dorë si kokërr patate, i vjen ndërment se, po ashtu si patatja që është edhe bukë edhe gjellë, edhe koka e vet që po përgatitet ta hajë - duke qenë se dhëmbët me të cilët duhet ta kafshojë ndodhen te koka që po mban në duar - është edhe ngrënëse edhe e ngrënë. Në këto e sipër, mendimtarin karagjoz me kokën si bythë, dhëndrin arixhi të vjehrrit xhambaz, po e rren menia se nga kllapia mnjëse e hajdutllëkut kolosal mund të dalë duke ngrënë kokën time. Nuk do ia mundësoj. E vetmja kokë që ia jap me kënaqësi të ma hajë, është koka e rrushit tim. R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: Edison Ypi protestat kunder qeverise belinda balluku spak sali berisha edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Kuti: 04/11/2026 10:05 llUks i mAdh ktu! Përgjigju Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.4% Veliajn 24.3% Asnjërin 21.3% Vota total: 399 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?