Ksamil - Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm Ksamil, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike të vendit. Rreth orës 05:15, një turist francez, 20 vjeç u vra me thikë në shezlongët përpara beach-barit “Principotes”. Viktima është Migel Mendes, i cili kishte ardhur për të festuar, pasi mbrëmë lokali organizonte festë me DJ francez. I riu gjendej në shoqërinë e disa shokëve dhe u përfshi në konflikt për një vajzë. Sherri u përshkallëzua deri në vrasje. LEXO edhe...U kap në Levan pesë orë pas vrasjes së francezit, 29-vjeçari shoqërohej nga dy turq (VIDEO) Autori i dyshuar është Sokrat Vata, 29 vjeç, banues në Has dhe i punësuar si truprojë në “Principotes”. Sipas hetimeve paraprake, 20-vjeçari është nxjerrë ne pjesën e jashtme të lokalit, pas shezlongeve dhe është goditur me thikë nga 29-vjecari. I riu francez mbeti i vdekur, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes. Arratisja, megjithatë, zgjati vetëm disa orë. Policia arriti ta lokalizojë dhe ta arrestojë Vatën në Levan, ku dyshohet se ishte fshehur në bagazhin e një automjeti. Sipas raportimeve, 29-vjeçari nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi më herët ka pasur probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe, ku ishte dënuar në vitin 2024 për trafik droge. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të Ksamilit. "Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes" njoftoi sot policia. Lajm në përditësim… -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Ora 11:10 U kap në Levan pesë orë pas vrasjes së francezit, 29-vjeçari shoqërohej nga dy turq (VIDEO) Policia ka zbardhur të tjera detaje nga arrestimi i 29-vjeçarit që vrau me thikë të riun në Ksamil“Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia. Share Ora 10:51 Vrau 20-vjeçarin francez në Ksamil, Report Tv siguron pamje të arrestimit të Sokrat Vatës (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamje të arrestimit të Sokrat Vatës, truprojës që vrau me thikë 20-vjeçarin francez në beach bar-in “Principotes” në Ksamil.29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti. Shoferi dhe pasagjerja e automjetit ishin turq. Share Ora 10:31 U vra nga truproja i 'Principotes' pas një konflikti për një vajzë, i riu kishte ardhur për një festë me DJ francez (VIDEO) Miguel Mendes, 20-vjeçari francez që u vra mëngjesin e sotëm me thikë nga truproja i ‘Principotes’ kishte marrë pjesë në një festë që organizohej në këtë beach bar nën ritmet e një Dj të njohur francez.Sipas burimeve i riu ishte në shoqërinë e disa miqve francez, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën.Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë.Foto: Njoftimi për festën me DJ francez te 'Principotes' Share Ora 10:24 Vrau francezin në Ksamil, arrestohet në Levan autori! Ishte fshehur brenda një bagazhi makine Pas disa orësh arratisje ka marrë fund arratisja e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë 20-vjeçarin francez.29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti. Share Ora 10:11 I riu francez u vra me thikë nga truproja/ Ky është ‘Principotes’, kompleksi buzë detit në Ksamil Një 20-vjeçar u vra me thikë mëngjesin e sotëm në lokalin e Principotes’, një nga vendet më luksoze dhe më të frekuentuara në bregdetin e Ksamilit.‘Principotes’ është një kompleks luksoz buzë detit në Rivierën Shqiptare, i vendosur përballë Tre Ishujve.Ai ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi. Vendi i njohur për pamjen e bukur dhe ujërat e pastra të Jonit mbetet një nga destinacionet për turistët dhe vendasit. Share Ora 09:37 Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, pushuesit: Ky është krim, si t’ia shpjegojmë fëmijëve (VIDEO) Disa pushues që kanë zgjedhur të pushojnë në zonën bregdetare të Ksamilit shprehen se janë të tronditur nga vrasja e 20-vjeçarit me thikë.Njëri prej tyre thotë se ka fëmijë të vegjël dhe po ta marrin vesh do të tremben.“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues. “Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.Ndërkohë një tjetër pushuese thotë se në këtë zonë ka siguri, dhe që i vjen keq që ndodhi kjo ngjarje.“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja. Share Ora 09:04 U vra me thikë nga 29-vjeçari në Ksamil, ky është vendi ku u gjet trupi i të riut francez (VIDEO) Zona bregdetare e Ksamilit u zgjua mëngjesin e sotëm nga një vrasje me thikë të një 20-vjeçari francez.Pamjet që shihni më sipër është vendi ku u gjet pa shenja jete trupi i Migel Mendes.Ndërkohë siç shihet edhe nga videot e siguruara nga Report Tv, policia ka rrethuar zonën ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.29-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes vijon të jetë ende në kërkim. Share Ora 07:47 I dënuar në Angli për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil Foto: Sokrat VataSokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi francez rreth 20 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe.Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohet se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.Sipas BBC, Vata, në atë kohë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg, po pavarësisht dënimit Vata ishte në Shqipëri. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.Sipas BBC, ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës. Share Xh.K/ReportTv.al Principotes Ksamil Migel Mendes Sokrat Vata vrasje me thike Vlore sarande Ksamil Komento Komente Beni: 18/08/2026 08:43 Sokrat,eshte emer qe nuk ekziston ne Has,do te kete emer tjeter,ose e ka nderruar. Përgjigju Lol: 18/08/2026 07:49 Lol,
Ja dhe Besa e famshme e malesoreve.
E edukuar brez pas brezi te jetuesit e maleve tona.
Le te jemi cik te qarte: atje ku kerkohet besa, ka thjesht Pabesi. Përgjigju Berati: 18/08/2026 08:58 E mban mend para disa muajsh kur ne kalane e beratit vdiq nje djal 30 vjecar nga veriu ne sy te femijeve, nenes dhe gruas sepse nje kriminel nga berati i nguli thiken ?! . Edhe aty besa i ka fajin . Po boll se na hapet barkun me keto komente. Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 24.9% Social media 16.7% Vota total: 2849 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

