Një pjesëtare e një ekipi speleologësh nga Polonia është shpëtuar pasi u aksidentua gjatë eksplorimit të një shpelle në masivin e Grykëve të Hapëta, pranë Majës Ismet Sali Bruça. Ajo pësoi thyerje në këmbë, duke bërë të nevojshëm organizimin e një operacioni të vështirë shpëtimi. Sipas Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, ekipet e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë mbërritën menjëherë në vendngjarje duke i dhënë të lënduarës ndihmën e parë. LEXO edhe...Gushti nis me fluks të lartë lëvizjeje, mbi 50 mijë pushues nga Kosova drejt Shqipërisë në fundjavë (VIDEO) Operacioni u koordinua nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Valbonës dhe Qendrës, në bashkëpunim me Ushtrinë dhe AKMC-në. Për shkak të terrenit tepër të vështirë, u angazhua helikopteri i Ushtrisë, i cili transportoi nga Lugina e Valbonës edhe anëtarin e ekipit të kërkim-shpëtimit, Saimir Kalbaj. Me ndihmën e vinçit, u bë e mundur nxjerrja e të aksidentuarës me barrelë nga zona e aksidentit. Operacioni përfi me sukses dhe e lënduara u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës për trajtim të mëtejshëm, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor për ngjarjen e ndodhur të hënën. P.J/E.H/ReportTv.al Kukes gryket e hapta valbone alpet shqiptare Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 5326 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
