Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që udhëtonin me të në të njëjtën makinë kanë mbetur të plagosur. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, banuese në Prata di Pordenone. Aksidenti tragjik ndodhi sot rreth orës 11:00, në zonën e Prata di Pordenone, teksa e reja ishte duke shoqëruar fëmijët drejt Villanova-s, ku do të merrnin pjesë në festën e 10-vjetorit të nipit të saj.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga karabinierët, automjeti tip “Ford Fiesta” humbi kontrollin në një kthesë, dyshohet për shkak të lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut. Makina doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë betoni, e cila u shemb dhe depërtoi në pjesën e përparme të automjetit. Goditja ishte tepër e fortë, aq sa makina përfi e përmbysur mbi strukturën prej betoni.
Emanuela mbeti e bllokuar brenda automjetit të shkatërruar dhe u nxor prej andej nga zjarrfikësit. Ekipet mjekësore i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje, përpara se ta transportonin me urgjencë drejt spitalit “Santa Maria degli Angeli” në Pordenone. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 31-vjeçarja ndërroi jetë pak pas mbërritjes, rreth orës 12:30.
Në makinë ndodheshin edhe tre të mitur: djali 6-vjeçar dhe vajza 4-vjeçare e viktimës, si dhe një shoqe e tyre 10-vjeçare. Sipas raportimeve, fëmijët arritën të dilnin vetë nga automjeti pas përplasjes.
Vajza 4-vjeçare u transportua me helikopter në spitalin e Udines, ndërsa dy fëmijët e tjerë u dërguan në spitalin e Pordenones për kontrolle dhe trajtim mjekësor. Ata kanë pësuar dëmtime dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa gjendja e tyre po ndiqet nga personeli shëndetësor. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

