Tensionet kanë vijuar pranë Kryeministrisë, ndërsa brenda godinës po zhvillohet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Forcat e Policisë kanë ndërhyrë sërish për të larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë, ndërsa në pamje shihen efektivët duke i shtyrë ata për t’i zhvendosur nga zona. “Po çfarë bëni more, janë qytetarë”, dëgjohet të thotë një prej të pranishmëve në momentin kur policia ndërhyn. Protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e efektivëve dhe kanë vijuar me thirrjet e tyre, ndërsa situata është shoqëruar me debate dhe përplasje fizike gjatë shtyrjes së turmës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
