TIRANË- SPAK ka kërkuar në total 292 vite burg për 15 personazhe të njohur të botës së krimit, të pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”. Prokuroria e Posaçme arriti të zbardhë 27 ngjarje kriminale, nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet e dhuna, pas bashkëpunimit të frytshëm të disa të penduarve të drejtësisë, me në krye 36-vjeçarin Nuredin Dumani, për të cilin akuza ka kërkuar në total 10 vite burg. Për dy të penduar të tjerë të drejtësisë, për Erjon Alibejn është kërkuar 15 vite burg dhe 13 vite burg për Skerdi Tasen. Dënimi më i madh, 35 vite burg, u kërkua për Henrik Hoxhajn, i cili fillimisht u shfaq si i penduar por statusi i bashkëpunëtorit iu hoq për shkak se mashtroi në informacione. Për Enver Divën, Petrit Qolin, Besian Xhixhën dhe Altin Ndocin janë kërkuar nga 25 vite burg, ndërsa për Asllan Plakun, Agron Doçin, Fatos Gosën dhe Xhulian Hoxhën nga 20 vite burg. Për Ardian Uzunin dhe Albert Pashajn, prokuroria ka kërkuar nga 15 vite burg, ndërsa për Gentian Sharrën 9 vite burg. Të pandehurit akuzohen për vepra penale të kryera në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal. Rrëfimet e të penduarve ndihmuan hetuesit të rindërtonin një sërë ngjarjesh të rënda në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan, duke zbuluar lidhjet mes porositësve dhe ekzekutorëve. LEXO EDHE:Kërkoi parashkrimin e dënimit me dy vite burg për fshehje pasurie, shtyhet seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! SPAK kërkoi kohë për t’u njohur me materialet Mes ngjarjeve të zbardhura janë vrasjet e Bujar Çelës, Emiljano Ramazanit, Regis Runajt, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. Këto krime u regjistruan në Elbasan dhe Durrës gjatë vitit 2020. Hetimet hodhën dritë edhe mbi vrasjet e Andi Zylyfit, Agim Boriçit dhe Fatmira (Habili) Dedajt, si dhe mbi tentativa për vrasje, plagosje e ngjarje të tjera kriminale. Një prej dëshmive të Nuredin Dumanit lidhej me planin për vrasjen e Indrit Dokles. Sipas rrëfimit të tij para hetuesve, Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro për eliminimin e Dokles, por ai nuk e kishte kryer këtë vrasje, pasi e konsideronte shumë të vështirë. Në kuadër të hetimeve për dosjen “Plumbi i Artë”, në kërkim u shpallën edhe emra të njohur të botës së krimit, mes tyre Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela dhe Alban Bengasi. Pretenca e SPAKNuredin Dumani 10 vite burgErjon Alibej 15 vite burgSkerdi Tase 13 vite burgHenrik Hoxhaj 35 vite burgEnver Diva 25 vite burgBesian Xhixha 25 vite burgAsllan Plaku 20 vite burgArdian Uzuni 15 vite burgGentian Sharra 9 vite burgAgron Doçi 20 vite burgPetrit Qoli 25 vite burgFatos Gosa 20 vite burgXhulian Hoxha 20 vite burgAlbert Pashaj 15 vite burgAltin Ndoci 25 vite burgTotali 292 vite burg-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: erion alibej Skerdi Tase nuredin dumani plumbi i arte spak henrik hoxhaj enver diva besian xhixha asllan plaku ardian uzuni Gentian Sharra Agron Doci Petrit Doci Fatos Gosa Xhulian Hoxha albert pashaj altin ndoci Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Erjon: 05/11/2026 11:57 Sa tallje e piset, kane vrare me dhjetra vete e grabit miliarda
Denohen 10-20 vjet nderkohe per 5 vjet dalin jashte nga burgu me gjyk shkurtuar dhe sherbim prove pas rigjykimit Dhe kushedi ndonjeri dhe i pafajshem. Përgjigju Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.5% Asnjërin 21.5% Vota total: 559 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

