Lajme Zone
Plehrat pushtojnë Kavajën, krijojnë vatër infeksioni! Qosja me pushime
Të tjeraJOQ Albania

Plehrat pushtojnë Kavajën, krijojnë vatër infeksioni! Qosja me pushime

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim për gjendjen e rënduar të higjienës në Kavajë. Në hapësirat përpara pallateve, në rrugë dhe në oborre mungojnë koshat e mbeturinave, ndërsa plehrat janë grumbulluar në sasi të mëdha. Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë mbetje të shpërndara në ambientet përreth, në një periudhë kur temperaturat e larta e bëjnë situatën edhe më shqetësuese.

Në kulmin e sezonit turistik, kur zona frekuentohet nga banorë dhe pushues, grumbujt e mbetjeve jo vetëm dëmtojnë rëndë pamjen e qytetit, por krijojnë edhe kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Në temperatura ekstreme, mbeturinat e lëna për ditë me radhë mund të kthehen në burim aromash të rënda dhe të favorizojnë praninë e insekteve dhe brejtësve, duke e bërë problemin edhe më shqetësues për banorët dhe pushuesit.

“Këto pamje janë para një pallati përballë Ramses Hotel dhe afër Bonita Hotel SPA. Nuk ka kosha mbeturinash dhe rrugët dhe oborret e pallateve janë plot me mbeturina, siç e shihni në video. I bëj thirrje Bashkisë Kavajë të marrë masa për situatën e rënduar në kulmin e sezonit. Ju lutem ta publikoni”, shkruan qytetari. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Bashkia Kavajë me kryetar demokratin Fisnik Qosja do të ndërhyjë për pastrimin e zonës dhe vendosjen e koshave të mbeturinave, apo do t’i lërë plehrat të vazhdojnë të bëjnë “sehir” mes temperaturave përvëluese dhe sezonit turistik.