Lajme Zone
Plazhi i Qeparoit mbushet me pushues në fundjavën e parë të gushtit
KulturëEuronews Albania

Plazhi i Qeparoit mbushet me pushues në fundjavën e parë të gushtit

Plazhi i Qeparoit ka qenë i mbushur me pushues këtë të diel, duke konfirmuar edhe një herë se mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara të rivierës shqiptare për pushimet familjare.

Plazhi i Qeparoit ka qenë i mbushur me pushues këtë të diel, duke konfirmuar edhe një herë se mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara të rivierës shqiptare për pushimet familjare. I njohur për ujin e pastër e të kristaltë, si edhe për alternimin e rërës me gurët, Qeparoi ka tërhequr në këtë fillim të muajit gusht një numër të lartë vizitorësh, si vendas ashtu edhe të huaj. Përgjatë gjithë vijës bregdetare janë parë qindra pushues, ku mbizotëronin familjet me fëmijë, të cilët shijonin detin, lojërat në breg dhe temperaturat e larta tipike të kësaj periudhe. Fluksi i lartë i vizitorëve pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa muaji gusht konsiderohet kulmi i sezonit turistik në rivierën shqiptare.