Ndërsa kryeministri Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në Pogradec për të diskutuar për platformat që do t’i shërbejnë qeverisjes për të folur më mirë me qytetarët, deputetja demokrate Ina Zhupa e akuzoi për një mashtrim të vjetër me një paketim të ri. “Edi Rama po riciklon edhe një herë vetveten, por tashmë është bërë i pariciklueshëm. Kur një pushtet ka konsumuar çdo premtim, çdo slogan dhe çdo gjetje propagandistike, ndryshimi i emrit të platformës nuk e bën të re. Shqipëria e ka parë këtë film më parë dhe shqiptarët nuk mashtrohen më nga paketimi i vjetër me emër të ri. Në 2017 ishte bashkëqeverisje, Shqipëria që duam, tashmë është Pasqyra e Shqipërisë. Është vetëm versione të ripërpunuara të propagandës së vjetër. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje te lira. Dhe këtë nuk e ndryshon dot asnjë platformë e re, asnjë emër i ri dhe asnjë pasqyrë e sajuar për t’i ikur realitetit” shkruan ajo në rrjete sociale LEXO edhe...'Rama është një zotni', i moshuari në Pogradec ndan hall me kryeministrin: Prej 35 vitesh në sherr me komshiun, shpresat i kam vetëm tek ai U.D/ReportTv.al edi rama pogradec Ina Zhupa Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60% Keq 31.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 1514 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

