Lajme Zone
Përshkallëzohet lufta tregtare, Trump vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë: Kanë nevojë për ne!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përshkallëzohet lufta tregtare, Trump vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë: Kanë nevojë për ne!

Masat e reja do të prekin makinat, kamionët e mëdhenj dhe të vegjël, pjesët e automjeteve dhe çelikun. Sipas njoftimit të Trump, tarifat do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Foto e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale Donald Trump ka njoftuar një tjetër përshkallëzim të përplasjes tregtare me Kanadanë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rritjen në 50 për qind të tarifave doganore ndaj një sërë produktesh që importohen nga Kanadaja.

Masat e reja do të prekin makinat, kamionët e mëdhenj dhe të vegjël, pjesët e automjeteve dhe çelikun. Sipas njoftimit të Trump, tarifat do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Presidenti amerikan e lidhi vendimin me marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe akuzoi Kanadanë për tarifa të larta ndaj fermerëve dhe produkteve bujqësore amerikane.

Trump pretendoi gjithashtu se marrëdhënia tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë ka krijuar një deficit prej 60 miliardë dollarësh. Ai deklaroi se administrata e tij nuk do ta lejojë vazhdimin e kësaj situate.

“Kanadaja ka përfituar në kurriz të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej vitesh. Tarifat e tyre doganore jashtëzakonisht të larta ndaj fermerëve tanë dhe produkteve bujqësore kanë bërë që jeta të bëhet e pamundur për këta patriotë të mëdhenj amerikanë, dhe për një kohë të gjatë kanë krijuar një deficit prej 60 miliardë dollarësh midis dy vendeve tona. Kjo nuk është e qëndrueshme dhe nuk do të vazhdojë më kështu!

Duke filluar nga 1 janari 2027, tarifat doganore për të gjitha makinat, kamionët, të mëdhenj dhe të vegjël, pjesët e automjeteve dhe çelikun do të rriten në 50%. Nëse prodhohen në SHBA, do të ketë zero tarifa.

Kanadaja nuk do të trajtohet më si një shtet i Shteteve të Bashkuara! Sa i përket tregtisë, por edhe në aspekte të tjera, Kanadaja është ndër vendet më të këqija në botë për të bërë biznes dhe për të pasur marrëdhënie tregtare. Ata sillen sikur u takon gjithçka, e megjithatë, ne nuk kemi nevojë për Kanadanë, ata kanë nevojë për ne! Ata kryejnë 95% të tregtisë së tyre me SHBA-në, ndërsa me ne është pikërisht e kundërta!”-shkruan Trump në Truth Social.

Me tarifën e re prej 50 për qind, Trump po e shtrin përplasjen tregtare te disa prej sektorëve kryesorë të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, veçanërisht industria e automobilave dhe çelikut.

Presidenti amerikan vendosi gjithashtu një vijë të qartë mes mallrave të importuara nga Kanadaja dhe prodhimit brenda SHBA-së. Sipas njoftimit të tij, produktet e kategorive të përmendura që prodhohen në Shtetet e Bashkuara nuk do t'u nënshtrohen tarifave.

Vendimi i shpallur më 24 gusht parashikon hyrjen në fuqi të tarifave të reja më 1 janar 2027.donald trump përplasjes tregtare me kanadanë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Trump kërkon të gjunjëzojë Iranin, Teherani luan ‘kartën’ e fundit. Betejë që bota mund ta paguajë shumë shtrenjtë 24 Gusht 2026, 15:3215:32Rajoni dhe Bota Terrorizohet famija e miliarderit brazilian në Saint-Tropez, disa persona të armatosur i grabisin me forcë në vilë! 24 Gusht 2026, 15:1115:11Rajoni dhe Bota A është Donald Trump një “aset rus”? 24 Gusht 2026, 14:4914:49Rajoni dhe Bota Macron dhe Burnham mesazh Moskës: Një popull i lirë nuk nënshtrohet 24 Gusht 2026, 14:1414:14Rajoni dhe Bota Pesha e Trump ngre pikëpyetje për shëndetin, shton 10 kilogramë 24 Gusht 2026, 13:4813:48Rajoni dhe Bota Kontaktoi Trump-in para udhëtimit, shefi i ushtrisë pakistaneze mbërrin në Teheran për ndërmjetësim 24 Gusht 2026, 12:4712:47Rajoni dhe Bota