Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një më të bukur, atë të ndryshimit


Një protestues ka kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e lidhur protestën me kundërshtimin e korrupsionit, oligarkisë dhe mënyrës së qeverisjes.

Një protestues ka kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e lidhur protestën me kundërshtimin e korrupsionit, oligarkisë dhe mënyrës së qeverisjes. Duke iu referuar një deklarate të mëparshme të kryeministrit, ai tha se Shqipëria nuk mund të krahasohet me një projekt që kërkon vetëm kohë për t’u ndërtuar. “Ky kryeministër na tha dikur se Roma nuk u ndërtua për tri ditë. Por cila Romë? Roma e korrupsionit, e oligarkëve dhe krimit, e shpopullimit, e shëndetësisë së rrënuar dhe e drejtësisë që funksionon kur pushteti lan duart”, u shpreh protestuesi. Sipas tij, protesta është kundër një sistemi ku pasuria publike trajtohet si plaçkë. Ai solli në vëmendje edhe takimin e fundit të Ramës me kryebashkiakët në Kuç, duke e krahasuar me një takim të vitit 2025, kur kryeministri kishte vizatuar një hartë mbi një mbulesë. “Shqipëria nuk është mbulesë tavoline, mund ta vizatosh hartën sa të duash. Ne kemi një hartë më të bukur, hartën e ndryshimit”, deklaroi protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb