Nëse ende nuk e kishit marrë vesh, bankat shqiptare po kacafyten për toka në Zvërnec... Drejtori i bankës së parave ruse Raiffeisen Bank Lizandër Saraçi është bërë organizator i protestave kundër qeverisë, ndërsa synon t'i prishë punë kolegut të tij drejtorit të bankës së PS ABI Bank, Andi Balltës përfituesit të disa mijëra metra katrorë në tokën e lakmuar nga biznesmenët.
Ndërkohë që SPAK-u numëron lekët dhe fshin djersët me to, fronti i bankave në Shqipëri është ndarë dysh: në njërën anë kemi Abi Bank që ka kapur e ka bërë çiflig gjithë Zvërnecin për llogari të padronëve të saj, dhe në krahun tjetër, shfaqet "kapiteni i revoltave", drejtori i parave ruse Raiffeisen Bank.
Një bankier që bën sikur mbron popullin, ndërkohë që llogaritë i ka të zhytura në miliona euro transaksionesh të dyshimta. Përderisa ABI Bank ka kapur e ka bërë çiflig hektarë të tërë tokë në Zvërnec, fronti tjetër financiar ka gjetur një metodë edhe më kreative për të bërë opozitë: Protestën me telekomandë nga zyrat e bankës.
Në qendër të këtij skenari figuron Lizandër Saraçi, Drejtor i Menaxhimit të Rrezikut në Raiffeisen Bank. I shfaqur herë si matematicien, herë si analist tregjesh, herë si aktivist politik e herë si strateg në hije, Saraçi rezulton të jetë dirigjenti i fshehtë i protestave në Bulevard.
Ironia e fatit? Njeriu që del me megafon për të bërtitur kundër qeverisë dhe për të mbrojtur "drejtësinë e cenuar" nga ngjarjet e Zvërnecit fuke sulmuar kolegun që i rrëmbeu tokën nën këmbë.
Mjeshtrat e "Overdraftit" dhe fshehjes së parave kineze Por historia e Raiffeisen nuk mbaron te protestat e natës. Kur bëhet fjalë për të ndihmuar klientë të veçantë t'i shmangen shtetit shqiptar, banka ka treguar aftësi akrobatike.
Sipas hetimeve të SPAK dhe Prokurorisë së Fierit, teksa shteti dhe përmbaruesit sorollateshin me vendime gjykate në duar për t'i marrë detyrimet e prapambetura kompanisë kineze Bankers Petroleum, Raiffeisen i erdhi në ndihmë me një skemë prej 9 milionë dollarësh përmes një "overdrafti magjik".
Kompania kineze harxhonte paratë e overdraftit për të bërë pagesa në Shqipëri dhe i zëvendësonte ato nga llogaritë në Vjenë, duke u kujdesur që llogaria të mos kalonte kurrë në shifra pozitive. Kështu, Bankers i shpëtoi sekuestrove tatimore dhe gjobës famoze 120 milionë euro të doganave, ndërsa miliona euro të pasurisë nëntokësore të Shqipërisë devijoheshin qetësisht përmes kanaleve austro-shqiptare.

