Lajme Zone
Plas arma në Tiranë, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ali Dem?
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Plas arma në Tiranë, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ali Dem?

Një sherr i nisur brenda një lokali ka përfunduar me të shtëna me armë në ajër, duke alarmuar banorët e zonës së “Ali Demit” në Tiranë gjatë orëve të mesnatës.

Një sherr i nisur brenda një lokali ka përfunduar me të shtëna me armë në ajër, duke alarmuar banorët e zonës së “Ali Demit” në Tiranë gjatë orëve të mesnatës.

Pas konfliktit, në zonë janë parë forca të shumta policie, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë kryer kontrolle në ambientet e lokalit ku dyshohet se ka ndodhur përplasja.

Sipas të dhënave paraprake, pas sherrit janë dëgjuar të shtëna në ajër, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar konfliktin apo kush ka qëlluar me armë.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka informacion të konfirmuar për arrestime. Policia po vijon verifikimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe personat e përfshirë.