Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Plarent Ndrecës i ndalohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, mesazh drejtorit: Ligji lejon vizitën në çdo kohë! Kallëzim penal për autorët


Pak ditë nga transferimi në burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk është takuar dot me avokatin e tij, të cilit i është refuzuar hyrja me pretendimin se nuk ishte orar për vizita. Plarent Ndreca iu drejtua prokurorisë për të depozituar një padi ndaj drejtuesve të burgut për shpërdorim detyre.

Avokati Plarent Ndreca u ndalua të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili u transferua në qelitë e burgut të Fierit më 28 tetor. “Justifikimi sikur s’ka personel, rregullore që ndalon hyrjen jashtë orarit. Dje u bindën për të më lejuar, sot jo. Rreth orës 17.30, prita 20-30 minuta, duke diskutuar me oficerin e rojes”, tha Ndreca. Pas këtij refuzimi, Ndreca iu drejtua prokurorisë së Fierit për të depozituar një padi për shpërdorim detyre ndaj drejtuesve të burgut. LEXO EDHE:Ndrecës i pengojnë takimin me Veliajn në burgun e Fierit: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar, debati nisi dje! Më ka kërkuar kryebashkiaku, ende s’kemi folur (VIDEO) “Unë s’mund të marr leje për të takuar klientin se është e drejtë kushtetuese. Jam i detyruar të bëj kallëzim për shpërdorim detyre sepse kjo kthehet në precedent në komunikimin që kemi. Ligji thotë që avokati takon klientin në çdo kohë”, shprehet avokati. Ndreca thotë se i dërgoi një mesazh drejtorit të burgut të Fierit Ervin Bushi, duke e informuar se iu refuzua takimi me klientin e tij, kryebashkiakun Erion Veliaj. Në mesazh, ai i kujtoi nenin 51 të ligjit, që nuk i vendos avokatit asnjë detyrim për të takuar klientin e tij. “Pengimi i ushtrimit të detyrës sime si mbrojtës cenon drejtpërdrejt të drejtat kushtetuese të klientit tim sjell përgjegjësi penale për personat përgjegjës, përfshirë veprën e shpërdorimit të detyrës”, thuhet në mesazh. Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pasditen e 28 tetorit. Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve. Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi iu drejtuan zyrtarisht me një shkresë Ministrit të Drejtësisë Toni Gogu duke kërkuar informacion për procedurën e ndjekur në lidhje me këtë transferim, por ai iu përgjigj se përgjegjëse është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kjo e fundit, nuk dha asnjë sqarim, duke u mjaftuar me argumentin se sipas saj, bëhet fjalë për një sekret shtetëror. Mesazhi i Ndrecës: Drejtor, Është hera e dytë që përsëritet e njëjta situatë. Edhe sot po pengohem të hyj në institucion dhe të takohem me klientin tim. Po ju rikujtoj edhe një herë se neni 51 i ligjit parashikon shprehimisht të drejtën e avokatit për të takuar klientin e tij në çdo kohë. Pengimi i ushtrimit të detyrës sime si mbrojtës cenon drejtpërdrejt të drejtat kushtetuese të klientit tim sjell përgjegjësi penale për personat përgjegjës, përfshirë veprën e shpërdorimit të detyrës. Nuk kam ardhur këtu për të përshkallëzuar situatën, për ta bërë publike apo për ta kthyer në çështje penale. Kam ardhur vetëm për të ushtruar detyrën time si avokat. Por përsëritja e kësaj pengese po më detyron të ndërmarr veprime ligjore. Ju kërkoj të ndërhyni menjëherë dhe të garantoni zbatimin e ligjit! Në të kundërt, do të detyrohem t’i drejtohem oficerit të policisë gjyqësore në shërbim për të paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj të gjithë punonjësve përgjegjës për pengimin e ushtrimit të detyrës sime. Respektimi i ligjit nuk është çështje vullneti apo diskrecioni të punonjësve të institucionit. Është detyrim! Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:53 Ndrecës i pengojnë takimin me Veliajn në burgun e Fierit: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar, debati nisi dje! Më ka kërkuar kryebashkiaku, ende s’kemi folur (VIDEO) Nga Prokuroria e Fierit ku ndodhet për të bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre punonjësve përgjegjës që nuk e lejojnë të takohet me Erion Veliajn, Plarent Ndreca shpjegon se debati vijon që prej ditës së djeshme.Deri më tani punonjësit i kanë thënë se kërkon të zhvillojë vizitë jashtë orarit zyrtar duke mohuar të drejtën e avokatit për t’u takuar në çdo kohë me klientin.Ndreca shton se është kryebashkiaku Veliaj ai që e ka kërkuar, por deri më tani s’kanë pasur komunikim mes tyre.“Justifikimi është sikur nuk ka personel, sikur ka një rregullore që ndalon hyrjen jashtë orarit zyrtar ndërkohë që iu komunikova që ka një ligj që duhet respektuar, përcakton shumë qartë që avokati, prokurori e gjyqtari hyjnë në çdo kohë. Bëmë një debat të vazhdueshëm që vijon nga dita e djeshme. Dje u bindën.Qëndrova për rreth 20-30 minuta duke bërë diskutime me oficerin e rojes. Komunikonte me dikë, se di me kë. Kjo është shkelje e paprecedentë dhe absursde se unë nuk i marr leje as Drejtorisë së Burgjeve sepse është një e drejtë kushtetuese. Unë jam kërkuar nga klienti im për të qenë prezent sot. Kemi lënë një seancë intervistimi, komunikimi me njëri-tjetrin dhe kjo nuk mund të bëhet sipas axhendës së Drejtorisë së Burgjeve por sipas axhendës që ne kemi përcaktuar. Ky është një hap i panevojshëm. Unë s’kam ardhur as për ta eskaluar, as publikuar, as për të bërë kallëzim penal sepse do të shkaktojë pasoja pastaj në komunikimin me klientin. Akoma s’kam komunikuar. Jam ndaluar të komunikoj me të”, tha Ndreca. P.J/Shqiptarja.com Share P.J / A.Hl A.Hl Shqiptarja.com TAG: Fier burgu i fierit erion veliaj Plarent Ndreca Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.5 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 31/10/2026 19:11 Zoti Ndreca lali eri duhej te bente nje deklarate kunder dhunes e djegeve qe po bejne huliganet ne tirane ti denonte ata beri te kunderten dhe po paguan pasojat Përgjigju Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.6% Jo 41.7% Nuk e di 8.6% Vota total: 544 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?