Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër përveç atij që e ka marrë me votë.
Pushteti Gjyqësor.
Dhe tani, me entuziasmin e një fëmije që ka zbuluar një lodër të re, ka vendosur të na shpjegojë Montesquieu-n, Kushtetutën dhe ekuilibrin e pushteteve. Reforma në Drejtësi "dështoi" kur u shkoi te dera 'Ndrecrave'
13 Shtator, 19:55 E lexon shkrimin e tij dhe të krijohet përshtypja se ke përpara një nxënës që ka gjetur një libër me figura dhe ndonjë shënim poshtë tyre, ka nënvizuar disa fjali me laps dhe tani kërkon të bëhet drejtor shkolle.
“KUR PUSHTETI POLITIK ABDIKON NDAJ ATIJ GJYQËSORË.”
Kaq ishte. Këtu fillon dhe mbaron drama. Përpara se të hysh në filozofinë e Montesquieu-s, duhet të dish të shkruash një titull. Por Ndreca nuk ka ardhur këtu për të mësuar shqip. Ai ka ardhur të shpëtojë Republikën. Me një fjali që të bën të kërkosh mësuesin e klasës së pestë.
Dhe çfarë Republike do të shpëtojë Ndreca? Atë ku gjyqësori duhet të disiplinohet, por ai vetë nuk arrin të disiplinojë as pjesëmarrjen në seancat ku po gjykohet. Ky është problemi i madh i këtyre njerëzve. Kur i shohin gjyqtarët dhe prokurorët, u dalin sytë përjashtë, u zgjatet gjuha dhe fillojnë të sillen si fëmijë që kanë parë një lodër të bukur në vitrinë. “Dua këtë! Dua atë! Pse nuk ma jepni?” Dhe kur nuk ua japin, shpikin një teori të re për rendin kushtetues. Plarent Ndreca e ka shumë të lehtë të flasë për disiplinën e gjyqësorit. Në fakt është faji i gjyqësorit që ai mban akoma leksione dhe nuk ndodhet aty ku duhet. Megjithatë para se të disiplinojë gjyqtarët, të provojë një ushtrim të vogël me veten. Të shkojë në seancat ku po gjykohet ai. Të ulet në vendin e vet. Të dëgjojë çfarë thotë gjykata. Të përballet me çështjen e vet.
Pastaj, kur të ketë mbaruar ky ushtrim i thjeshtë, të ngrihet dhe t’i thotë Erion Veliajt të bëjë të njëjtën gjë.
Sepse është pak e çuditshme që një njeri që ka marrë përsipër të na shpjegojë si funksionon drejtësia, të mos e ketë kuptuar ende se seancat ku gjykohet vetë nuk janë një opsion dekorativ.
Por Plarent Ndreca nuk ndalet këtu. Ai na flet për “korporatizëm gjyqësor”, “vetëgjyqësi institucionale”, “vakum kushtetues” dhe “Republikë gjyqësore”. Fjalë të mëdha, shumë të mëdha. Aq të mëdha sa duket sikur i ka marrë nga një fjalor dhe i ka hedhur në shkrim me shpresën se dikush do të mendojë se është i zgjuar.
Është ai lloji i fëmijës që ka mësuar tri fjalë të reja dhe i përdor në çdo fjali. “Mami, ku është buka? Sepse kemi një vakum kushtetues në kuzhinë.” “Babi, pse nuk më jep lekë? Sepse pushteti politik po abdikon ndaj atij gjyqësorë.”
Dhe pastaj pret duartrokitje.
Të shkruash për Kushtetutën nuk të bën automatikisht kushtetutë. Të përmendësh Montesquieu-n nuk të bën Montesquieu. Dhe të përdorësh fjalën “disiplinë” njëzet herë nuk të bën njeri të disiplinuar.
Sidomos kur ke harruar se drejtësia fillon nga vetja.
Ndreca duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë. Nuk mund të kërkosh disiplinë nga gjyqësori dhe të sillesh sikur rregullat janë bërë vetëm për të tjerët. Nuk mund t’u kërkosh gjyqtarëve të jenë të përgjegjshëm dhe pastaj të bësh sikur seancat e tua janë një detaj i parëndësishëm.
Dhe sa për shqipen, le ta lëmë Montesquieu-n të pushojë pak. Ai nuk ka faj që Ndreca e ka marrë në punë pa e pyetur fare.
Plarent, para se të shpëtosh Republikën, shpëto pak fjalinë. Para se të disiplinosh gjyqësorin, disiplino veten. Dhe para se t’i japësh Veliajt leksione për seancat, shko njëherë në të tuat.
Se deri tani, i vetmi pushtet që duket se po abdikon është ai i trurit ndaj lapsit.
Me gjithë argumentet që ne sollëm, Plarent Ndreca duket se vazhdon të shkruajë me ChatGPT.
/CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

