Lajme Zone
Plantacion kanabisi në një pyll në Spanjë, bien në pranga 4 shqiptarë! Strehoheshin në tenda kampingu
BotëReport TV

Plantacion kanabisi në një pyll në Spanjë, bien në pranga 4 shqiptarë! Strehoheshin në tenda kampingu

Në afërsi u zbulua një ambient i madh për tharjen e marijuanës, një tendë kampingu ku qëndronin të arrestuarit dhe një tjetër me depozita për ujitje, plehra dhe fertilizues të tretshëm në ujë. U gjetën makineri për heqjen e kërcellit dhe degëzave, ventilatorë, një ngrohës industrial me ajër të nxehtë dhe një gjenerator.

Katër shqiptarë janë vënë në pranga në Spanjë për kultivim kanabisi. Plantacioni i kanabisit u zbulua nga Garda Civile në një pyll në zonën e Hoya de Huesca-s. Mediat spanjolle raportojnë se operacioni është zhvilluar më 17 tetor. Shqiptarët janë të moshave 36-50 vjeç dhe banonin në Barcelonë. LEXO edhe...Atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë dhe tonelatat e kokainës në Spanjë, hetimi i Infolibre: Sfida evropiane për të penguar rrjetet kriminale Agjentët konstatuan 72 bimë kanabis sativa që kishin lulëzuar, ndërsa në plantacion u gjetën edhe gjurmë që tregonin se më parë ishin korrur rreth 1.000 bimë. Gjithashtu, në afërsi u zbulua një ambient i madh për tharjen e marijuanës, një tendë kampingu ku qëndronin të arrestuarit dhe një tjetër me depozita për ujitje, plehra dhe fertilizues të tretshëm në ujë, të përdorur për të nxitur rritjen e bimëve. U gjetën gjithashtu pajisje për përpunimin, makineri për heqjen e kërcellit dhe degëzave, ventilatorë, një ngrohës industrial me ajër të nxehtë dhe një gjenerator për furnizimin me energji. Veç bimëve, u sekuestruan 220 kilogramë sytha marihuane, vlera e të cilave në treg arrin afërsisht 413.000 euro. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al shqiptaret ne spanje kanabis spanje Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77% Jo 19.8% Nuk e di 3.2% Vota total: 1039 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?