Lajme Zone
“Plaku që më ra s’e ka jetën e gjatë, protestuesit do shtypen si miza”
PolitikëJOQ Albania

“Plaku që më ra s’e ka jetën e gjatë, protestuesit do shtypen si miza”

I riu që u dhunua gjatë protestës ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku kërcënon me jetë personin që e sulmoi dhe përdor gjuhë fyese ndaj protestuesve të tjerë. Në reagimin e tij, ai shprehet se me protestues të tillë nuk shkohet në Evropë, ndërsa komunikimi i tij karakterizohet nga një gjuhë përçmuese dhe tone të ashpra ndaj personave që ndodheshin në protestë.

Kujtojmë se gjatë protestës së djeshme, teksa jashtë Kuvendit kishte tensione, i riu u përfshi në një përplasje fizike me një prej protestuesve, pasi dyshohet se kishte provokuar më herët personat e pranishëm. Pas incidentit, ai u largua nga zona me ndihmën e efektivëve të policisë.

Në rrjetet sociale janë ngritur dyshime se i riu mund të jetë civil i infiltruar me qëllim tensionimin ose neutralizimin e protestuesve.