Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosje në Shkodër/ Qëllohet me armë zjarri një person (VIDEO)


Një plagosje me armë zjarri është shënuar në lagjen “Rus” në Shkodër.

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në lagjen “Rus” në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimir Bruçi, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Pjerin Bitani. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve për kamerat e sigurisë. Njoftimi i Policisë: Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb