Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku mbeti i plagosur një 39-vjeçar, me inicialet O.V. Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 55-vjeçar me inicialet G.G. Sipas informacioneve, i plagosuri ka marrë dëmtime në qafë dhe në dorë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve paraprake, materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ngjarja vjen pas plagosjes së regjistruar në fshatin Neviçisht të Korçës, duke shënuar një tjetër incident me përdorimin e thikës në juglindje të vendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

