Lajme Zone
Plagosje me thikë në Pogradec
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosje me thikë në Pogradec

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në fshatin Proptisht, në zonën e Mokrës.

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në fshatin Proptisht, në zonën e Mokrës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit njëri prej personave është goditur me thikë, duke marrë një plagë në shpatull. Mësohet se dëmtimi është i lehtë.

“Rreth orës 09:00, në fshatin Proptisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Ç. 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Ç., 48 vjeç, i cili u transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore”, njofton policia. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet plagosjePogradecthike