Lajme Zone
Plagosje me thikë në Korçë/ Një person dërgohet me urgjencë në spital
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosje me thikë në Korçë/ Një person dërgohet me urgjencë në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme qytetin e K...

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Demokracia”. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes dy personave ka përfunduar në plagosje me thikë të njërit prej tyre.

Mësohet se i plagosuri, shtetasi R.J., 42 vjeç ka marrë plagë në qafë dhe ndodhet në urgjencën e spitalit të Korçës duke marrë ndihmën mjekësore.

Autori, shtetasi G.R., 54 vjeç është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Dyshohet se të dy personat vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të plagosjes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.