Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve të deritanishme një 22-vjeçar është plagosur në lagjen Grumbullimi të Fushë-Krujës pas një konflikti me një tjetër person.
Raportohet se i riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme mbi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

