Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla në një prononcim për mediat ka folur për plagosjen e Erion Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit.
Balla tha se për ngjarjen po hetohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë. “Po hetohet i gjithë zinxhiri komandues për personat e përfshirë. Urojmë që operacioni të jetë i suksesshëm. Është rast tipik për përkundjen e kësaj qeverie”, tha Balla.
Kreu i grupit të PS-së theksoi më tej se dhuna në Shqipëri sponorizohet nga forcat e huaja. "Dhuna në Shqipëri sponsorizohet nga forcat e huaja kjo nuk ka asnjë dyshim”, tha Balla./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

