Lajme Zone
Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Kapet 47-vjeçari
KulturëCNA

Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Kapet 47-vjeçari

Furtunë dorëheqjesh po ndodh në institucione. Drejtorë të...

Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin K.N., 47 vjeç, i cili plagosi me armë një 22-vjeçar, 3 muaj më parë.

Ai është kapur teksa tentonte të largohej nga vendi. “Plagosi me armë zjarri, një 22-vjeçar 3 muaj më parë, në Sanxhak, dhe i vodhi automjetin, kapet në tentativë për të dalë jashtë shtetit, 47-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit operacional dhe informativ, ndërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim, K. N., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.

Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi K. N. akuzohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin V. P., 22 vjeç, të cilit edhe i ka vjedhur automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në reagim./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.