Lajme Zone
Plagosja e trefishtë në Elbasan/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, kush ishte shënjestra e sulmit
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja e trefishtë në Elbasan/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, kush ishte shënjestra e sulmit

ELBASAN- Ngjarja e mbrëmshme, ku mbetën të plagosur tre persona në Elbasan, sipas hetimeve paraprake, ka pasur në shënjestër Armando Tomorricën dhe Renaldo Mancen.

ELBASAN- Ngjarja e mbrëmshme, ku mbetën të plagosur tre persona në Elbasan, sipas hetimeve paraprake, ka pasur në shënjestër Armando Tomorricën dhe Renaldo Mancen.

Shkak dyshohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm mes autorit dhe dy të rinjve, çka e ka shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë sulmin me armë, nga i cili mbeti i plagosur edhe kamarieri i lokalit, Biorgi Hoxha, 19 vjeç.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes, Tomorrica dhe Mance ndodheshin të ulur në një tavolinë në verandën e lokalit, në shoqërinë e kamarierit. Në një moment, autori është afruar drejt tyre dhe, sipas dëshmitarëve, fillimisht i ka ofenduar, ndërsa më pas ka qëlluar me armë në drejtim të tyre. Policia ka gjetur në vendngjarje gjashtë gëzhoja, ndërsa autori ende nuk është arrestuar.

Ndërkohë, tre të plagosurit kanë lënë sot ambientet e spitalit, pasi ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet elbasan