Lajme Zone
Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë

Policia zbardhi plagosjen e artistit nga Kosova Gjenk Karabeg, i njohur si “Leumasi”, pranë Zogut të Zi në Tiranë. Sajmir Pasmaciu u shpall në kërkim si autor i dyshuar, ndërsa një 20-vjeçar u arrestua për përfshirjen në konflikt. Në pranga përfundoi edhe vetë i plagosuri, pasi kërkohej nga autoritetet e Kosovës për drogë.

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë pranë “Zogut të Zi” në Tiranë, ku mbeti i plagosur në këmbë 33-vjeçari nga Kosova, Gjenk Karabeg. Ky i fundit njihet me emrin artistik “Leumasi” dhe është këngëtar nga Kosova. Për ngjarjen ka rënë në pranga 20-vjeçari Samuel Tahiraj, ndërsa si autor i dyshuar i plagosjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim 54-vjeçari Sajmir Pasmaciu. Dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në pranga ka përfunduar edhe vetë i plagosuri Gjenk Karabeg, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Sipas Policisë, gjithçka nisi nga një konflikt në një lokal në rrugën “Hysni Gërbolli”. Gjatë përplasjes, 54-vjeçari Pasmaciu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Karabegun, duke e plagosur në këmbë, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. LEXO EDHE:SPAK lëshon urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëton operacionit! Prangoset një tjetër në Shkodër, trafikonin drogë me grupin e Rrajave! VIDEO e operacionit Në konflikt dyshohet se është përfshirë edhe Samuel Tahiraj, i cili është përleshur me disa persona me sende të forta. Nga përplasja mbeti i dëmtuar edhe një 18-vjeçar. Tahiraj u arrestua për “Plagosje të lehtë me dashje”, “Moskallëzim të krimit” dhe “Prishje të qetësisë dhe rendit publik”. Dy persona të tjerë, 49 dhe 18 vjeç, u proceduan në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta Tahirajn gjatë sherrit. Gjatë kontrolleve, Policia sekuestroi një armë gjahu, një thikë, municion luftarak dhe disa fishekë. Ndërkohë, verifikimet për Gjenk Karabegun zbuluan se ai ishte person në kërkim nga autoritetet kosovare. 33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burg për posedim të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Tirane plagosje me arme zjarri gjenk karabeg Samuel Tahiraj kosove Sajmir Pasmaciu Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

22 Shtator, 16:08

Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.7% Disi 11.1% Vota total: 4599 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?