Lajme Zone
Plagosi me thikë kushëririn në Lushnjë arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosi me thikë kushëririn në Lushnjë arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë (EMRAT)

Një konflikt mes dy kushërinjve ka ndodhur në Lushnje. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë

Një 60-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë kushëririn e tij. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen "Loni Dhamo". LEXO edhe...U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri, përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec (VIDEO) Dyshohet se plagosja erdhi pas një konflikti mes të arrestuarit Izet Ymerit dhe 71-vjeçarit Faslli Ymeri. Ky i fundit ndodhet te Trauma jashtë rrezikut për jetën. “Ditën e djeshme, në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur gjatë ngjarjes”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al lushnje Fier plagosje me thike Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.7% Jo 29% Nuk e di 6.4% Vota total: 1811 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?