Nga Partia Demokratike, Sali Berisha reagoi ndër të fundit mbi reflektimet ndaj protestës që kryesocialisti Edi Rama i mishëroi në dokumentin “Besa” të premten gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Por, për Berishën Rama nuk pati asnjë reflektim, sepse nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do të kishte pranuar kërkesën kryesore të protestës: dorëheqjen e tij. LEXO edhe...EKSKLUZIVE/ ‘Besa’ e Ramës, Report Tv zbardh dokumentin: Brenda 90 ditësh, do vendosim bashkë për të ardhmen e projektit të Zvërnecit “Një njeri që injoroi de facto totalisht kërkesat e ligjshme të protestuesve që po bëhen prej dy muajsh. Kërkesat më themelore të kësaj proteste janë pesë pikat, nga të cilat e para është, Edi Rama jep dorëheqjen të parevokueshme, të panegociueshme. Nuk ka kërkesë më legjitime se Edi Rama nuk është kryeministër legjitim",- tha Berisha. Madje mungesa e reflektimit real, për Sali Berishën u pa edhe në protestën e së enjtes, kur sipas tij, Rama urdhëroi dhunimin e demonstruesve para Kuvendit. “Ai përdori dhunën më të egër, lëndët helmuese, djegëse, kimike njëlloj si ato që përdoren në llogoret e luftës kundër armiqve, i përdori ndaj protestuesve paqësorë të protestës rinore qytetare",- deklaroi kryedemokrati. Prerje në besë, mesa duket për Berishën është edhe lëvizja e socialistëve për të vijuar e vetme reformën territoriale e për të ndërprerë konsensusin në tryezën e reformës territoriale. "Rama vendosi të mbyllë punimet e komisionit, të tërhiqet",- tha Berisha. Kryedemokrati në komunikimin online me qytetarët iu përgjigj një sërë pyetjesh mbi aksionin e PD, por njëjtë si qytetarëve që kumbojnë nga sheshi emrin e tij për largimin nga drejtimi i opozitës, edhe në rrjetet e tij sociale injoroi këto komentet që i kërkonin të jepte dorëheqjen. K.M/ReportTv.al dokumenti BESA PD sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 1959 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

