Lajme Zone
Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, daja i Zegjine Çaushit mbërrin në Gjykatën e Fierit, pritet të njihet me masën e sigurisë
PolitikëTop Channel

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, daja i Zegjine Çaushit mbërrin në Gjykatën e Fierit, pritet të njihet me masën e sigurisë

Bledar Bakaj, daja i deputetes së Partisë Socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

Bledar Bakaj, daja i deputetes së Partisë Socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritet të njihet me masën e sigurisë. Bakaj u arrestua nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se plagosi me drapër në këmbë Enver Grëmbin, babanë e ish-bashkëjetueses së tij, pas një konflikti të ndodhur në fshatin Suk.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet nga gjyqtarja Bora Shaholli, ndërsa prokuroria, me prokurore Oljana Gjergjefi, do të paraqesë kërkesën për masën e sigurisë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime, ndërsa tashmë pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Bledar Bakajt. Top Channel