Lajme Zone
Plagoset një person në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar
Të tjeraTelegrafi

Plagoset një person në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një mosmarrëveshje me dy të tjerë.

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një mosmarrëveshje me dy të tjerë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:50, në Gjakovë. Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësorë në spitalin e Gjakovës. Siç thuhet në raport në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja dhe një thikë.“Gjakovë 10.08.2026-15:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur me armë zjarrit viktimën mashkull kosovar .Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në spitalin e Gjakovës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja dhe një thikë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/