Lajme Zone
Plagoset me armë zjarri një person në Has, në kërkim autori
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Plagoset me armë zjarri një person në Has, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të martë në qytetin e Krumës, në Has. Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”.

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të martë në qytetin e Krumës, në Has. Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”. Pas një konflikti, një 29-vjeçar është plagosur në këmbë me armë teksa autori i ngjarjes një 30-vjeçar është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij ndërsa shkaqet e konfliktit ende nuk dihen. “Krumë/Informacion paraprak. Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.