Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zona të Mirditës.
I lënduari është 28-vjeçari Andrea Kaçi, i cili, teksa ishte i angazhuar në terren për përballimin e flakëve, është rrëzuar nga një shkëmb.
Si pasojë e rënies, Kaçi ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po kryen ekzaminimet e nevojshme mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, 28-vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa mjekët po vijojnë vlerësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
