Një tragjedi e rëndë ka tronditur futbollin portugez, pasi 25-vjeçari Quevin Castro humbi jetën pasi u rrëzua pa ndjenja gjatë një ndeshjeje miqësore. Futbollisti i Real Sport Clube u ndje keq vetëm 10 minuta pas nisjes së takimit ndaj Estrela da Amadora, të zhvilluar të shtunën në stadiumin “Estádio das Seixas”, në Malveira. Castro u rrëzua në fushë dhe humbi ndjenjat, duke alarmuar menjëherë stafet e të dyja skuadrave. LEXO edhe...UEFA sfidon FIFA-n, Evropa dhe Amerika e Veriut drejt një lige të re për skuadrat kombëtare Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë dhe përdorën edhe defibrilatorin, ndërsa në stadium mbërriti shërbimi portugez i urgjencës mjekësore, INEM. 25-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve për reanimim, ai nuk mundi të mbijetojë. Castro ishte pjesë e Real SC, klub që militon në kategorinë e katërt të futbollit portugez. Ai iu bashkua skuadrës këtë sezon, pas një eksperience në Angli me Eastbourne Borough. Futbollisti, me shtetësi portugeze dhe britanike, kishte kaluar pjesën më të madhe të formimit dhe karrierës së tij në futbollin anglez. Gjatë viteve ai kishte qenë pjesë e akademive dhe skuadrave si Chelsea, West Bromëich Albion, Burton Albion, Notts County, Gateshead dhe York City. Pas lajmit tragjik, Estrela da Amadora shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin e Real SC. Shkaqet e sakta të kolapsit fatal ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht. Autoritetet pritet të përcaktojnë rrethanat dhe shkakun mjekësor të vdekjes së futbollistit. S.Dh/ReportTv.al Portugali uefa Quevin Castro Real Sport Clube Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6358 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

