Lajme Zone
Plagosën me armë zjarri 31-vjeçarin/ Shpallen në kërkim babë e bir në Lezhë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosën me armë zjarri 31-vjeçarin/ Shpallen në kërkim babë e bir në Lezhë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 31-vjeçar, dje, në fshatin Manati.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 31-vjeçar, dje, në fshatin Manati.

Në kërkim janë shpallur shtetasit: Bebi (Gjergj) Voci dhe Ariseldo Voci.

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 13:10, këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Lezhë, kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij. Si pasojë është plagosur 31-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “BMË”, i cili dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Lezhëplagosjeshpallen në kërkim