Policia e Vlorës ka zbardhur dinamikën e konfliktit mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça, ku ky i fundit i vendosi 5 milionë euro gjobë Bedinajt dhe ultimatumin për t’u larguar nga Shqipëria për 48 orë. Në pranga ranë 5 persona, ndërkohë që 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
Në një deklaratë për shtyp, Policia e Vlorës tha se shtetasi Luan Muça, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.
Ndërkohë, shtetasi Anxhelo Breshani ka shkuar te automjeti i shtetasit Vasil Bedinaj dhe ka marrë armën e zjarrit që ky e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Por Anxhelo Breshani nuk është një emër i panjohur për policinë. 29-vjeçari ishte truproje i Vasil Bedinajt dhe më parë ka qenë pjesë e uniformave blu. Në shtator të vitit 2022 iu bë atentat në Vlorë, ku u qëllua me armë ndaj dy policëve, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj. Dy policët udhëtonin me një makinë me xhama të zinj dhe pa targa. Ata kanë parakaluar makinën e autorëve dhe, në këtë moment, janë sulmuar me armë zjarri.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një situate të krijuar rishtazi pas një parakalimi, ku autorët kanë qëlluar ndaj policëve për shkak se i janë trembur një atentati. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

