Lajme Zone
Të armatosur, momenti kur shoqëruesit e Muçës hyjnë në resortin e Bedinajt
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Të armatosur, momenti kur shoqëruesit e Muçës hyjnë në resortin e Bedinajt

Dalën pamje të reja nga përplasja e djeshme mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça në ambientet e “Regina Palm” në Radhimë të Vlorës.

Dalën pamje të reja nga përplasja e djeshme mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça në ambientet e “Regina Palm” në Radhimë të Vlorës.

Në video shihet momenti kur persona që shoqëronin biznesmenin Luan Muça hyjnë në ambientet e lokalit ku ndodhej Vasil Bedinaj.

Një prej personave, i veshur me të zeza dhe me kapele, duket teksa mban një armë në dorë, ndërsa pas tij hyjnë edhe persona të tjerë.

Pamjet tregojnë momentet kur grupi i shoqëruesve i afrohet tavolinës ku ndodheshin dy biznesmenët, ndërsa më pas situata përshkallëzohet në konflikt.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një takimi mes dy biznesmenëve, ndërsa pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt pronësie në Palasë. Sipas raportimeve, palët kanë pretendime të ndryshme lidhur me një pronë ku po zhvillohet një projekt turistik.

Policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa deri më tani janë ngritur dy versione mbi atë që ka ndodhur. Pala e Vasil Bedinajt ka pretenduar se është kërcënuar nga grupi i personave të armatosur, ndërsa pala e Luan Muçës ka deklaruar se biznesmeni kishte shkuar për një takim sqarues dhe se ishte ngritur një kurth ndaj tij.

Ndërkohë, autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të përfshirë për të rindërtuar të gjithë dinamikën e konfliktit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)