Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, duke e dënuar me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Gjithashtu, gjykata vendosi t'i heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Haxhiaj, i cili u arrestua nga SPAK nw nwntor tw vitit 2025, u gjet fajtor për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës", "Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete" dhe "Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë". Sipas vendimit të GJKKO-së, ai u dënua me 2 vite burg për "Zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete", me 3 vite e 6 muaj burg për "Korrupsionin pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë" dhe me 2 vite e 6 muaj burg për "Shpërdorimin e detyrës". Në zbatim të bashkimit të dënimeve, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 4 vitesh burg, i cili u ul në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. LEXO EDHE:Dosja SASPAC/ Ermal Kurtulaj del nga qelia, GJKKO e lë nën arrest shtëpie Gjykata vendosi që vuajtja e dënimit të llogaritet nga data e ndalimit, 27 nëntor 2025, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Haxhiaj do të mbajë edhe shpenzimet e hetimit dhe të procesit gjyqësor. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga marrja dijeni e vendimit të arsyetuar. Hetimet për të u mbyllën në maj të këtij viti. Ai rezulton i përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin e Elvis Doçit, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës. Janë një sërë bisedash në SkyECC që implikojnë Haxhiajn, i cili asokohe ishte oficer i Operacionales, në trafikun e drogës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. U.D/Shqiptarja.com TAG: Igli Haxhiaj spak GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës:
30 Korrik, 15:33
Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 70.5% I gabuar 24.8% Nuk kam mendim 4.7% Vota total: 149 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

