Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni antidrogë i realizuar në Greqi, ku në një ngarkesë me trëndafila të freskët, të ardhur nga Kolumbia, autoritetet greke dhe agjentët amerikanë të DEA-s zbuluan një sasi prej rreth 100 kilogramës kokainë. Gjatë operacionit u arrestuan edhe 6 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë. Kryepolici Skënder Hita foli sot se në operacion ishte arrestuar një shqiptar me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në vendin tonë për vrasje. Top Channel ka zbardhur emrin e personit të arrestuar, Lulzim Caka, një personazh i njohur i botës së krimit në vitin 1997. Caka raportohet se është arrestuar bashkë me të birin, në një vilë ku janë zbuluar 2 kg kokainë, kimikate e pajisje paketimi të drogës, një pistoletë dhe një makinë luksoze. LEXO EDHE:Arratisja spektakolare nga burgu në Greqi, e shkuara kriminale e 41-vjeçarit shqiptar! Ishte arrestuar për tentativë vrasje dhe trafik droge Ndërkohë Report Tv kontaktoi me autoritetet greke për të marrë më shumë informacion për këtë çështje, por përgjigja që mori ishte se nuk mund të ndahej informacion në këtë fazë të hetimit për identitetin e personave të arrestuar. Lulzim Caka u lirua në mënyrë të paligshme në vitin 2019 nga burgu në Shqipëri, ku vuante dënimin me 25 vite burg për vrasje. Lirimi i Lulzim Cakës në korrik të vitit 2019 solli shkarkimin e drejtorit të burgut në Kosovë të Lushnjës dhe juristit të institucionit, ndërsa nisi një hetim për gjyqtarin që dha vendimin e lirimit të Lul Cakës. Caka u shpall sërish në kërkim nga Policia me argumentin se lirimi i tij ishte bërë padrejtësisht dhe se duhet të kthehej në qeli për të shlyer vitet e dënimit që i kishin mbetur. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: greqi lulzim caka trafik droge kolumbi vrasje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 6158 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
