Francë-Spanjë Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit Përfn pjesa e parë e gjysmëfinales Francë-Spanjë. Ndeshja e luajtur në “Arlington Texas” u mbyll me rezultatin minimal 0-1 për “Furinë e Kuqe” dhe dominimin e kampionëve të Europës.
Skuadra e De la Fuentes realizoi golin e vetëm në minutën e 22. Ishte Mikel Ojarzabalqë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ishte një gabim trashanik i Luaks Dinje, ku pas një topi të gjatë të Mark Kukurejas, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamin Jamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Goditi Ojarzabal, Majk Menjo kuptoi krahun, por nuk e shmangu dot golin. Në minutën e 38, iberikët “flirtuan” me golin e dytë, pas një gafe që nisi nga këmbët e Menjo, por në fund Fabian Ruiz nuk arriti për pak të gjente golin, pasi topi u devijua në fraksionin e fundit nga Dazhot Upamekano.
Spanja e nisi më mirë takimin, duke qenë më aktive që në minutat e para. Në minutën e 8-të, Adrien Rabio pengoi në kufijtë e zonës së rreptësisë Dani Olmon dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Spanja pati një mundësi të mirë shënimi nga goditja e dënimit, por goditja e Aleks Baena ishte shumë e dobët.spanja franca kupa e botës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Zhbllokohet gjysmëfinalja, Spanja kalon në avantazh (Video) 14 Korrik 2026, 21:2421:24Sport U bë çështje në Botëror pas faljes së kartonit të kuq, reagon për herë të parë Balogun 14 Korrik 2026, 21:1821:18Sport Nga Toms Cruise e Nicole Scherzinger te Lauro Pausini e Robbie Williams, kush janë yjet që do të performojnë në mbylljen e Botërorit 14 Korrik 2026, 20:5720:57Sport Reali dorëzon në UEFA dosjen “Negreira”, madrilenët kërkojnë t’i heqin 35 tituj Barcelonës 14 Korrik 2026, 20:3620:36Sport Luhet për një vend në finalen e Botërorit, Deshamp zgjidh dilemat e sulmit; De la Fuente nuk i beson yllit të Barçës 14 Korrik 2026, 20:0420:04Sport U raportua për një transferim te Dortmundi, përfaqësuesit e Asllanit bien dakord me një tjetër klub 14 Korrik 2026, 19:4319:43Sport

