Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka thumbuar Sali Berishën përmes një postimi në rrjetet sociale ku i ka kujtuar se ambasadori i SHBA-ve, Eric Wendt, ende s’e ka takuar, edhe pse kreu i PD sapo përmbylli një vizitë përtej oqeanit. Ndreu i rikujtoi edhe ‘non gratën’ apo ‘lënien në baltë’ nga Chris LaCivita pasi mori paratë për fushatën. “Ore sikur u ripërtëri ky Saliu në Amerikë, çka ambasadori i ri i SHBA që nuk e takon? Apo i dhanë një vizë me një thes me lekë me ndonjë lobing dhe i lanë njollën e përjetshme! Se na la edhe ai LaCivita që kushedi sa miliona euro gllabëroi dhe i lanë targën Saliut tonë duke e lënë jetim prapë! Aq qesharake u bë kjo histori, bashkë me ekzaltimin e militantëve miopë sa skenari i një komedie do të gajaste dynjanë dhe do të bënte bujë ndërkombëtare!”, shkruan Ndreu. LEXO EDHE:‘Territorialja’, Flutura Açka kritika PD: Duhet të kërkonte ndjesë! Nevojitet reformë e thellë, Berisha të ishte tërhequr! P.J/Shqiptarja.com TAG: pjerin ndreu SHBA sali berisha PD Eric Wendt Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5248 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

