Lajme Zone
PIRANJAT/ Me Florjan Binaj dhe Dojna Mema
SportSyri

PIRANJAT/ Me Florjan Binaj dhe Dojna Mema

Dikur një fshat me 480 banorë, sot në fshatin Galush në rrethin e Peqinit, kanë mbetur vetëm 5 familje. Mungesa kushteve bazike për të jetuar si e rruga, mbyllja e shkollës dhe largësia nga shërbimet bazë kanë vështirësuar jetesën, duke i shtyrë banorët të largohen njëri pas tjetrit. Për fëmijët e paktë që jetojnë ende në Galush, rruga drejt shkollës nis me tre kilometra ecje deri në asfalt. Një vështirësi që bëhet edhe më e madhe për familjet që nuk kanë mundësi transporti.

Dikur një fshat me 480 banorë, sot në fshatin Galush në rrethin e Peqinit, kanë mbetur vetëm 5 familje. Mungesa kushteve bazike për të jetuar si e rruga, mbyllja e shkollës dhe largësia nga shërbimet bazë kanë vështirësuar jetesën, duke i shtyrë banorët të largohen njëri pas tjetrit. Për fëmijët e paktë që jetojnë ende në Galush, rruga drejt shkollës nis me tre kilometra ecje deri në asfalt. Një vështirësi që bëhet edhe më e madhe për familjet që nuk kanë mundësi transporti. Në zonë sipas tyre mungon sherbimi shendetsor. Lexo edhe:Midis presionit të bukurisë dhe vetëmbrojtjes: Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë Edhe për një vizitë mjekësore, banorëve u duhet të udhëtojnë drejt Peqinit. Në një fshat ku rruga është hapur me kontributin e vetë banorëve, mungesa e shërbimeve e ka bërë gjithnjë e më të vështirë qëndrimin. Nga qindra banorë që dikur i jepnin jetë Galushit, sot kanë mbetur vetëm pak familje. Për ta, çdo ditë është një përballje me mungesën e kushteve më elementare, ndërsa tkurrja e popullsisë e ka kthyer fshatin në një vend që rrezikon të mbetet pa banorë.