Lajme Zone
PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema
EkonomiSyri

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zhuljeta Ruvina, 79 vjeçe, u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec, tri ditë pasi dyshohet se kishte ndërruar jetë.

Zhuljeta Ruvina, 79 vjeçe, u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec, tri ditë pasi dyshohet se kishte ndërruar jetë. Mbrëmjen e së enjtes, fqinjët njoftuan policinë pasi prej tri ditësh nuk kishin dëgjuar prej saj. E moshuara jetonte vetëm gjatë muajve që kalonte në Pogradec, ndërsa pjesën tjetër të kohës qëndronte te fëmijët jashtë vendit.Lexo edhe:Dy shokët ribashkohen pas 80 vitesh në të njëjtën shtëpi kujdesi Një prej fqinjëve tregoi se mori vesh për vdekjen e 79-vjeçares kur policia mbërriti në banesë. Drejtoresha e Shërbimit Social në Pogradec, Ivana Llakmanj, thotë se vetëm në qytet janë evidentuar rreth 800 të moshuar që jetojnë vetëm, ndërsa strukturat vendore nuk kanë kapacitete për t’u ofruar shërbim në banesë. Sipas saj, kërkesa për një qendër rezidenciale është e lartë dhe po shqyrtohet mundësia që një qendër e tillë t’i shërbejë gjithë qarkut të Korçës. Në qarkun e Korçës ka mbi 60 mijë pensionistë. Edhe më parë janë raportuar raste të të moshuarve që jetonin vetëm dhe u gjetën të pajetë në banesë disa ditë pas vdekjes.