Lajme Zone
Pikat kufitare Shqipëri-Kosovë, mbi 1 mln lëvizje në korrik! Marrëveshja mes vendeve lehtëson fluksin
EkonomiReport TV

Pikat kufitare Shqipëri-Kosovë, mbi 1 mln lëvizje në korrik! Marrëveshja mes vendeve lehtëson fluksin

Fluksi i lartë lidhet kryesisht me pushuesit nga Kosova, të cilët zgjedhin bregdetin shqiptar, por edhe me kthimin e emigrantëve nga diaspora kosovare, të cilët vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje.

Në pikat e kalimit kufitar që lidhin Shqipërinë me Kosovën ka një fluks të lartë hyrjesh dhe daljesh në të dy drejtimet, në muajin korrik me mbi 1 milion e 360 mijë lëvizje qytetarësh. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në katër pika kufitare Morinë–Vërmicë, Qafë Prush–Gjakovë, Qafë Morinë–Gjakovë dhe Shishtavec–Krushevë, janë regjistruar gati 22 mijë dhe gati 60 mijë persona që kanë hyrë në Shqipëri ose kanë dalë drejt Kosovës. LEXO edhe...Haxhiu thërret krerët e partive politike, në tryezë përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës Pjesa më e madhe e lëvizjeve është përqendruar në Morinë–Vërmicë, e cila mbetet porta kryesore lidhëse mes dy vendeve dhe një nga pikat më të ngarkuara gjatë sezonit turistik. Fluksi i lartë lidhet kryesisht me pushuesit nga Kosova, të cilët zgjedhin bregdetin shqiptar, por edhe me kthimin e emigrantëve nga diaspora kosovare, të cilët vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje. Për të përballuar fluksin, zbatohet marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ka lehtësuar ndjeshëm kalimin e udhëtarëve gjatë sezonit turistik. P.J/ReportTv.al Kukes morine kosove vermice Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 52.3% 100 bashki (PD) 11.4% 61 bashki (si sot) 36.4% Vota total: 44 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?