Shërbimi i transportit publik në kryeqytet është pezulluar plotësisht pas protestave të dhunshme dhe bllokimit të rrugëve nga protestuesit.
Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Kostandin Foni, tha për ABC News se bllokimet e qarkullimit e kanë bërë të pamundur vijimin normal të shërbimit të transportit urban.
Një pjesë e autobusëve janë sulmuar dhe dëmtuar nga protestuesit, duke krijuar rrezik për sigurinë e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve. Sipas vlerësimeve paraprake, deri në këto momente, dëmet e shkaktuara në flotën e autobusëve përllogariten në rreth 2 milionë lekë.
Rikthimi i shërbimit pritet të bëhet vetëm pas qetësimit të situatës dhe hapjes së rrugëve për qarkullim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet transporti publik
